• e enjte, 26 dhjetor 2024

Disa persona e humbën jetën dhe së paku 13 u lënduan në sulmin terrorist në Dagestan

Disa persona e humbën jetën dhe së paku 13 u lënduan në sulmin terrorist në Dagestan

Moskë, 23 qershor 2024 (MIA) - Persona të armatosur ssot hapën zjarr ndaj një ssinagoge, një kihse ortodokse dhe një stacioni policor në rajonin e Kaukazit verior rus, Dagestan, me ç'rast vranë së paku tre persona, mes të cilëve edhe dy policë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e rajonit.

Në sulmet janë plagosur 13 persona, lajmëruan mediumet ruse duke iu referuar deklaratave të përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një oficer dhe një prift janë vrarë në sulmin ndaj një sinagoge dhe një kishe në Derbent, vatër e komunitetit të lashtë hebraik në Kaukazin jugor. Sinagoga u kaplua nga zjarri pas sulmit. SUlmuesit më pas ikën me automobil.

Një polic është vrarë në këmbimin e zjarrit në stacionin policor në qyteton Mahaçkala, rreth 125 kilometra në veri përgjatë bregut të Detit kaspik dhe kryeqytetit të Dagestanit, rajon kryesisht myliman në Rusinë jugore.

Të shtëna armësh janë regjistruar edhe në rrugët e Mahaçkalës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR