• e shtunë, 23 nëntor 2024

Disa anëtarë të BE-së kërkojnë që Hungarisë t'i hiqet presidenca e BE-së

Disa anëtarë të BE-së kërkojnë që Hungarisë t'i hiqet presidenca e BE-së

 Bruksel, 10 qershor 2024 (MIA) - Polonia, Gjermania dhe anëtaret baltike të Bashkimit Evropian kërkojnë që kryeministri hungarez Viktor Orban "të largohet nga presidenca e Unionit", shkruan gazeta italiane "Koriere dela sera", që u referohet përfaqësuesve të BE-së dhe disa mediave.

 Gazeta thekson se për këtë duhet që sot të bisedojnë ambasadorët në Komitetin Politik të unionit, ndërsa arsyeja kyçe për pakënaqësinë e shumicës midis njëzet e shtatë vendeve evropiane është se vizita e Orbanit në Rusi dhe Kinë nuk ishte e koordinuar me Këshillin e BE-së.

 Sipas "Koriera dela sera", gazeta gjermane "Frankfurter algemajnecajtung" dhe portali i Brukselit "Politiko", euroambasadorët po mendonin të dërgonjnë “një paralajmërim të qartë për Budapestin”, por ministri hungarez për Evropën, Janosh Boka, deklaroi se një propozim i tillë “nuk ishte në tryezë” në takimin e ambasadorëve.

 "Koriera dela sera" shpjegon se "Orbani tashmë i ka zemëruar partnerët e tij të BE-së, sepse si slogan për presidencën hungareze të Unionit e vendosi "Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe", e cila është shumë e ngjashme me sloganin e fushatës së Donald Trampit për zgjedhjet presidenciale në SHBA – "Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR