• e martë, 24 dhjetor 2024

Diplomati turk në krye të OSBE-së: Sinirlioglu u zgjodh sekretar i përgjithshëm

Diplomati turk në krye të OSBE-së: Sinirlioglu u zgjodh sekretar i përgjithshëm

Ankara, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Ish ministri turk i Punëve të Jashtme dhe ish ambasadori i Turqisë në KB, Feridun Sinirlioglu, u emërua sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njoftojnë mediat turke.

Emërimi u konfirmua në mbledhjen e 31-të të Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së në Maltë, ku Sinirlioglu mori mbështetjen unanime nga 57 vendet anëtare, njofton portali "Turkie tudej".

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë e vlerësoi përzgjedhjen si dëshmi të rolit aktiv të Turqisë në diplomacinë ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, e uroi Sinirlioglun, duke theksuar se emërimi reflekton pozicionin e fortë të Turqisë në diplomacinë botërore.

Me këtë rast, Fidani theksoi rolin kyç të OSBE-së në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në kushte të krizave aktuale botërore.

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Jan Borg, sot i publikoi emërimet e reja në udhëheqjen e Organizatës.

"Urime për udhëheqësinë e re të OSBE-së!”, ka shkruar Borg në platformën Iks, duke informuar se përveç Sinirlioglu, Marina Telalijan nga Greqia do të udhëheq Zyren për institucionet demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Kristofor Kamp nga Holanda do të jetë komisioner i lartë për çështje të pakicave kombëtare, ndërsa Jan Bratu nga Norvegjia do të jetë përfaqësues për çështjet e lirisë mediatike. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR