• e enjte, 07 nëntor 2024

Diplomati rus në BE, Logvinov dyshohet për spiunim

Diplomati rus në BE, Logvinov dyshohet për spiunim

Berlin, 24 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi më i lartë i Rusisë në BE, Kirill Logvinov është i dyshuar për spiunim, deklaruan për Agjencinë gjermane të lajmeve DPA burime anonime në Bruksel.

Disa burime sot për DPA-në deklaruan se shërbimi sekret belg, VSSE vlerëson se diplomati Kirill Logvinov, ushtrues i detyrës në misionin e Federatës ruse në BE, nuk punon vetëm për Ministrinë e Punëve të Jashtme, por dhe për zbulimin e jashtëm rus.

Sipas autobiografisë së tij, Logvinov ka punuar në Ambasadën e Rusisë në Berlin nga viti 2010 deri vitin 2014.

Për rastin sot kanë shkruar revista gjermane "Shpigel" dhe disa mediume evropiane.

Dyshimet për spiunimin eventual filluan nga vera e vitit të kaluar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR