• e enjte, 26 dhjetor 2024

Diplomatët: Vendet anëtare të NATO-s do t'i kërkojnë Stoltenbergut të qëndrojë në krye të Aleancës edhe për një vit

Diplomatët: Vendet anëtare të NATO-s do t'i kërkojnë Stoltenbergut të qëndrojë në krye të Aleancës edhe për një vit

Uashington, 4 korrik 2023 (MIA) - Dy diplomatë amerikanë dhe dy evropianë deklaruan se vendet anëtare të NATO-s pritet sot t'ia vazhdojnë mandatin edhe për një vit sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, lajmëruan një pjesë e mediave amerikane.

Vendimi është shpallur në javët e kaluara, por pritet që ambasadorët e NATO-s zyrtare zyrtarisht ta konfirmojnë mandatin e vazhduar në takimin e sotëm, njoftuan diplomatët.

Jens Stoltenberg (64) paraprakisht ishte kryeministër i Norvegjisë është në krye të NATO-s që nga viti 2014. Ai duhej të tërhiqet nga funksioni në fund të shtatorit, por me siguri do të mbetet si sekretar i përgjithshëm edhe 12 muaj.

Në shkurt ai tha se kërkon vazhdim të marrëveshjes së tij, ndërsa me kërkesë të vendeve anëtare të cilat nuk arritën konsensus për pasardhësin e tij.

Në mesin e kandidatëve të mundshëm për udhëheqës të NATO-s figuruan emrat e ministrit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe Ben Volas, i cili hapur tregon se do të dëshironte ta trashëgojë atë detyrë, dhe kryeministres së Danimarkës, Mete Frederiksen. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR