• e hënë, 08 korrik 2024

Diplomatë amerikanë shkojnë në Egjipt për të diskutuar për ndihmën humanitare për Gazën

Diplomatë amerikanë shkojnë në Egjipt për të diskutuar për ndihmën humanitare për Gazën

Uashington, 8 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane Uzra Zeja dhe i dërguari special për çështje humanitare për Lindjen e Afërt, Dejvid Saterfild do të takohen me zyrtarë egjiptianë dhe të OKB-së në Kajro për të diskutuar për lehtësimin e qasjes së ndihmave humanitare në Gazë, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Zeja, e cila merret me çështje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, do të vizitojë fillimisht Parisin më 9 nëntor, ku do të përfaqësojë SHBA-në në konferencën ndërkombëtare humanitare për Gazën, theksohet në kumtesën. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR