• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrovi për "Katimerinin": Është pozitive që as Demokracia e Re e as VMRO-DPMNE nuk ka për qëllim ta shembin urën që e ndërtuam me aq përpjekje

Dimitrovi për

Athinë, 26 maj 2024 (MIA) - Është pozitive ajo që as Demokracia e Re e as VMRO-DPMNE nuk kanë për qëllim ta shembim urën që me aq përpjekje e ndërtuam, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimirovi për "Katimerinin" dhe paralelisht  thekson se pas Prespës qytetarët ndihen të tradhtuar, sepse pas mossuksesit të BE-së për të mbajtur premtimin dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, stafetën me veton e mori Bullgaria, njoftoi korrespondentja e MIA-s  nga Athina.

 Në intervistën për edicionin e përjavshëm të gazetës, ish-shefi i diplomacisë flet edhe për gjendjen aktuale në marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë dhe thotë se për herë të parë që nga zgjidhja e çështjes me emrin,  edhe në Shkup edhe në Athinë në pushtet janë partitë të cilat ishin kundër Marrëveshjes së Prespës, por edhe shpjegon se në karrierën e tij politike ka mësuar "plotësisht t'i kuptojë shqetësimet dhe ndjeshmëritë e të dyja palëve".

 "Është mbresëlënëse se sa pak janë të vetëdijshëm edhe në Greqi ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut për atë se sa i vështirë ishte kompromisi për palën tjetër. Secila palë njeh vetëm lëshimet e saj. Është pozitive që as Demokracia e Re e as VMRO-DPMNE nuk kanë për qëllim ta shembin urën që e ndërtuam me kaq shumë përpjekje. Të dyja palët po i gëzojnë rezultatet e marrëveshjes, ndërsa në të njëjtën kohë i akuzojnë paraardhësit e tyre për dobësitë që konstatohen. Megjithatë, në afat të gjatë, një urë pa kujdes dhe mirëmbajtje mund të dëmtohet. Përbërësi kryesor këtu do të jetë lidershipi i përgjegjshëm për t'i sjellë afër dy realitetet", thotë Dimitrovi.

 I shpjegon tre mënyrat për zgjidhjen e kontesteve, siç është parashikuar në Marrëveshjen e Prespës dhe thekson se në këtë moment nevojitet e para, gjegjësisht negociata, takime, shkëmbim të hapur të mendimeve, vullneti të mirë, komunikimi me dyer të mbyllura, e jo përmes deklaratave publike.

 

Megjithatë, thotë se përkundër "mangësive në zbatimin e Marrëveshjes nga të dyja palët, kompromisi funksionon" dhe shpreh optimizëm se "kompromisi do t'i rezistojë sfidës aktuale politike".

Për atë nëse Qeveria e re do të mund të lëvizë në drejtim të duhur dhe të bëjë progres në integrimin në BE, thotë se kjo do të varet nga tre faktorë. 

 "Së pari nga aftësia e saj për të lundruar me sukses në ujërat e stuhishme të Ballkanit të përfshira nga kontestet dypalëshe. Një përgjegjësi që ndahet me fqinjët tanë nga BE-ja, të cilët realisht, përveç Maqedonisë së Veriut edhe ata  mund të përfitojnë edhe nga suksesi i saj evropian. Së dyti, menaxhimi dhe reformat në brendësi të vendit, ku populli është i etur për drejtësi dhe përgjegjësi, zhvillim ekonomik dhe institucione funksionale. Dhe në fund, rol do të luajnë edhe faktorët e jashtëm", tha Dimitrovi.

 Shtoi se kanë kaluar 21 vjet nga Deklarata e Selanikut, gjeneratat kanë humbur dhe është koha që të finalizohet bashkimi i kontinentit.

"BE-ja duhet të fillojë t'i përmbush premtimet e saj, ta kufizojë numrin qesharak të vetos në procesin e anëtarësimit dhe të mos bëhet viktimë - për përdorim të brendshëm - të tekeve të shekullit të kaluar të ndonjë vendi anëtar", ka theksuar Dimitrov për "Katimerinin". 

 

QËNDRONI TË LIDHUR