• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Digjen depo të naftës në rajonin e Rostovit pas sulmit me dronë

Digjen depo të naftës në rajonin e Rostovit pas sulmit me dronë

Moskë, 18 qershor 2024 (MIA) - Depo të naftës po digjen pas sulmit me dronë herët në mëngjes në qytetin e Azovit, që ndodhen në rajonin Rostov të Rusisë, njoftojnë mediat ruse. 

"Sipas të dhënave të para, nuk ka viktima", ka shkruar guvernatori i rajonit Rostov, e cila është në kufi me Ukrainën, Vasili Golubev në Telegram. 

Ministria Ruse për Situata Emergjente njoftoi në Telegram se dhjetra zjarrëfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarrit. 

Për momentin, mediat perëndimore nuk mund të konfirmojnë informacionin dhe se nga Ukraina nuk ka asnjë informacion. Kievi shpesh thotë se vendet kryesore të energjisë ruse, infrastruktura ushtarake dhe e transportit ndikojnë negativisht në aftësitë ushtarake të Moskës.

 Qyteti Azov ndodhet në lumin Don,  rreth 16 kilometra nga Deti Azov. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR