• e enjte, 26 dhjetor 2024

Diaspora ka dërguar në Kosovë 1.2 miliardë euro që nga fillimi i vitit

Diaspora  ka dërguar në Kosovë 1.2 miliardë euro që nga fillimi i vitit

 Prishtinë, 27 nëntor 2023 (MIA)  -  Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e mjeteve që diaspora  ka dërguar në vend nga janari deri në tetor të këtij viti ka arritur në një miliard e 200 milionë euro, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 Sipas të dhënave statistikore për remitencat dhe institucionet e tjera financiare, që i ka publikuar sot Banka Qendrore e Kosovës (BQK), vlera e mjeteve që diaspora sivjet i ka dërguar qytetarëve të Kosovës në tetor 2023 është 110.5 milionë euro.

Hyrja më e madhe e remitencave të tilla, sipas BQK-së, ishte nga institucionet financiare jobankare, me pjesëmarrje prej 60.4 përqind, pasuar nga kanalet tjera me 24.2 për qind dhe bankat me 15.4 për qind. 

 Në njoftimin e sotëm të BQK-së jepen të dhëna edhe  për pasurinë e kompanive të sigurimeve, sipas të cilave vlera e tyre deri në shtator ka qenë 300.4 milionë euro, ndërsa mjetet e fondeve pensionale arritën vlerën prej 2.6 miliardë euro.

BQK-ja, gjithashtu,  publikoi se mjetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiarë në fund të tetorit të vitit 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën prej 496.5 milionë euro. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR