• e martë, 24 dhjetor 2024

Dhoma përfaqësuese e SHBA-së duhet të votojë për pakon e madhe të ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Dhoma përfaqësuese e SHBA-së duhet të votojë për pakon e madhe të ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Uashington, 20 prill 2024 (MIA) - Pas shtyrjes disamujore, Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan sot duhet të votojë për pakon e madhe të ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, në vlerë prej 95 miliardë dollarëve, si dhe për ndalesën e mundshme të TikTokut në SHBA.

Propozim-ligjet janë rezultat i negociatave të rënda disamujore mes demokratëve dhe republikanëve, si dhe presionit nga aleatët e SHBA-së dhe lutjet e vazhdueshme për ndihmë nga presidenti ukrainas, Volidimir Zelenski.

Ligjet, megjithatë, ende kanë kundërshtarë të zëshëm në Kongres, ndërsa shpresat për miratim varen nga koalicioni i brishtë dypartiak i cili po tenton t'i tejkalojë pengesat e mëdha procedurale dhe ligjvënëse, transmeton Bi-Bi-Si.

Spikeri i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson deklaroi se është i vendosur t'i parashtrojë ligjet në votim, edhe përkundër faktit që republikanët radikal mund të kërkojnë shkarkimin e tij.

Propozimi parasheh 60,8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, 26,4 miliardë dollarë për Izraelin dhe 8,1 miliardë dollarë për rajonin indo-paqësor, përfshirë edhe Tajvanin.

Dhoma përfaqësuese do të votojë për secilin propozim-ligj individualisht, që do të thotë se disa mund të kalojnë, e disa jo.

Претставничкиот дом на Конгресот на САД се подготвува за можен премин на работа од далечина поради опасност од ширење на коронавирус во американската престолнина, откако се дозна дека на знач

Presidenti Xho Bajden dhe deputetët demokratë në Kongres me muaj angazhohen për pako të madhe armësh për Ukrainën, por republikanët nën ndikim të kandidatit të tyre presidencial, Donalld Tramp, e miratuan ndihmën.

Me miratimin e ligjeve, gjithashtu, do t'i mundësohet Bajdenit të konfiskojë dhe shesë pronë ruse, ndërsa mjetet t'i dedikojë për ndihmë Ukrainës, hap që u prnaua edhe nga vendet e tjera të G7-shit.

Dhoma përfaqësuese do ta shqyrtojë edhe dispozitën e propozuar ligjore me të cilën duhet të detyrohet TikToku të heqë dorë nga kompania amë kineze ByteDance ose do të përballet me ndalesë në SHBA, ku ka rreth 170 milionë shfrytëzues.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se "e mbështetë fuqishëm" pakon e përgjithshme të ndihmës dhe se Bajdeni do t'i nënshkruajë ligjet menjëherë sapo të miratohen nga të dy dhomat e Kongresit.

Kjo mund të ndodhë për disa ditë, sepse lideri i shumicës në Senat, Çak Shumer, premtoi se Senati me shumicë nga demokratët shpejtë do të ndërmarrë masa sapo të miratohen nga Dhoma përfaqësuese.

Megjithatë, analistët politik në SHBA vlerësojnë se miratimi i ligjeve në Dhomën përfaqësuese, mund t'i kushtojë spikerit Majk Xhonson humbjen e vendit të spikerit. Disa deputetë ekstrem djathtistë republikanë paralajmëruan se mund ta rrëzojnë Xhonsonin për shkak të mbështetjes së projekt-ligjeve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR