• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi hetimin për impiçment ndaj Bajdenit

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi hetimin për impiçment ndaj Bajdenit

Uashington, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan në të cilën Partia Republikane e opozitës ka shumicën, miratoi hetimin për impiçment ndaj presidentit Xho Bajden.

Për zbatimin e hetimit votuan 221 deputetë dhe kundër 212 deputetë, por për ta ndërruar Bajdenin nga funksioni i presidentit, në fund të procesit të impiçmentit, duhet të vendos Dhomën e lartë, Senati i cili kontrollohet nga demokratët.

Të gjithë deputetët republikanë votuan për hapjen e një hetimi kundër Bajdenit, megjithëse disa në parti pranojnë se ende nuk ka asnjë provë që presidenti ka shkelur ligjin.

Vendimi për të votuar mbi hetimin për impiçment vjen pasi kryetari i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson dhe ekipi i tij janë nën presion në rritje për të bërë përparim në hetimin gati njëvjeçar mbi aktivitetet e biznesit të anëtarëve të familjes Bajden.

Ai hetim ngriti disa çështje etike, por nuk gjeti prova se Bajdeni ishte i përfshirë në korrupsion si president (që nga viti 2021) ose nënpresident i SHBA-së (2009-2017).

Në fokus të hetimit është biznesi i djalit të Bajdenit, Hanter në Ukrainë dhe Kinë gjatë kohës kur babai i tij ishte nënpresident i SHBA-së. Disa orë para votimit, Hanter Bajden refuzoi të dëshmonte me dyer të mbyllura.

Republikanët thonë se kanë gjetur prova që Hanter Bajden i siguroi klientët e tij se mund t'u siguronte atyre qasje në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së, por deri më tani ata nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë prova se Xho Bajdeni ka ndihmuar ato kompani në çfarëdo mënyre ose ka përfituar financiarisht prej tyre. Shtëpia e Bardhë pretendon se hetimi është i motivuar politikisht. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR