• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll e miratoi Projektligjin kontrovers për amnisti të separatistëve katalanas

Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll e miratoi Projektligjin kontrovers për amnisti të separatistëve katalanas

Madrid, 14 mars 2024 (MIA) - Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll e ka miratuar sot Projektligjin që garanton amnisti për personat e përfshirë në fushatën separatiste në rajonin verilindor të Katalonisë, raportojnë mediat britanike.

Amnistia ishte pjesë e marrëveshjes midis Partisë Socialiste të Punëtorëve në pushtet në Spanjë dhe partisë separatiste Së bashku për Katalonjën që t'i lejohet kryeministrit Pedro Sançez të zgjasë mandatin e tij në pushtet pas zgjedhjeve në korrik të vitit 2023.

Projektligji, i miratuar me 178 vota "pro", dhe 172 "kundër", do t'i dërgohet Senatit për ratifikim. Dhoma e sipërme e kontrolluar nga Partia Popullore mund të vonojë miratimin përfundimtar duke hedhur poshtë Projektligjin, më pas ai do të dërgohet përsëri në Dhomën e poshtme për një votim tjetër, që pritet të bëhet në maj ose qershor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR