• e diel, 24 nëntor 2024

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi ndihmën prej 14,3 miliardë dollarë për Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi ndihmën prej 14,3 miliardë dollarë për Izraelin

Uashington, 3 nëntor 2023 (MIA) - Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar draft-ligj për dërgimin e ndihmës emergjente për Izraelin në vlerë prej 14,3 miliardë dollarë. 

Për miratimin e ligjit votuan 226 kongresistë, ndërsa kundër 196, transmetoi portali "Hill". 

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Çak Shumer, e quajti ligjin "thellësisht të gabuar" dhe shtoi se Senati nuk do ta pranojë. 

Demokratët kundërshtojnë miratimin e ligjit sepse ai nuk përfshin ndihmë për Ukrainën dhe do të sjellë uljen e buxhetit për Administratën tatimore të SHBA-së. 

Presidenti amerikan Xho Bajden më parë u kërcënua se do të vendosë veto për ligjin, duke thënë se është i "keq për Izraelin, për rajonin e Lindjes së Afërt dhe për sigurinë kombëtare të SHBA-së". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR