• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA pritet të votojë për shkarkimin e Bajdenit

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA pritet të votojë për shkarkimin e Bajdenit

Uashington, 13 dhjetor 2023 (MIA)  - Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së sot pritet të votojë për zyrtarizimin e hetimit për shkarkimin e presidentit amerikan Xho Bajden. 

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pohojnë se Bajdeni dhe familja e tij kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga vendimet e marra prej tij dersa  ka qenë nënpresidenti Shteteve të Bashkuara nga 2009 deri në 2017. 

Ata janë fokusuar edhe në çështjet e Hanter Bajdenit, nuk është e qartë nëse ai do të paraqitet për të dëshmuar. 

 Shtëpia e Bardhë i ka mohuar akuzat dhe ka hedhur poshtë hetimin si të motivuar politikisht përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, në të cilat ish-presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trampi është kandidati kryesor përkrah Bajdenit.

 Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve planifikojnë të votojnë sot përpara se të hyjnë në një pushim trejavor të enjten, edhe pse çështje të tjera legjislative mbeten të pazgjidhura, duke përfshirë një projekt-ligj për siguri të kufijve dhe ndihmë shtesë për Ukrainën dhe Izraelin.

 Më 8 nëntor, Komisioni për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve lëshoi ​​një thirrje për Hanter Bajdenin (53) që të dëshmojë me dyer të mbyllura.

Hanteri u ofrua të dëshmojë publikisht, ndërsa avokati i tij vlerësoi në një letër se republikanët po përdorin seancat me dyer të mbyllura për, siç tha, "të manipulojnë, shtrembërojnë fakte dhe ta dezinformojnë publikun". 

 Republikanët e refuzuan ofertën, duke thënë se Hanter Bajdeni duhet së pari të paraqitet për një bisedë me dyer të mbyllura përpara çdo dëshmie publike.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR