DHL: Një aeroplan nga partneri ynë që transportonte dërgesa bëri "ulje emergjente" në Lituani, ka filluar hetimi
- Nga DHL sot bënë të ditur se një aeroplan mallrash drejtuar nga partneri i saj Swiftair ka bërë “ulje emergjente” në Lituani ku autoritetet lokale thanë se një person ka humbur jetën gjatë fatkeqësisë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:47, 25 nëntor, 2024
Berlin, 25 nëntor 2024 (MIA) - Nga DHL sot bënë të ditur se një aeroplan mallrash drejtuar nga partneri i saj Swiftair ka bërë “ulje emergjente” në Lituani ku autoritetet lokale thanë se një person ka humbur jetën gjatë fatkeqësisë.
"Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 4:30 të mëngjesit, një avion Swiftair i drejtuar nga një partner shërbimi në emër të DHL bëri ulje emergjente rreth një kilometër nga aeroporti VNO (Vilnus, Lituani), ndërsa ishte rrugës nga aeroporti LEJ (Lajpcig, Gjermani) deri në aeroportin VNO”, thuhet në kumtesë.
“Në aeroplan ka pasur gjithsej katër persona. Statusi i ekuipazhit është ende duke u qartësuar, por mendimet tona janë me ata dhe familjet e tyre. Shkaqet e incidentit për momentin nuk dihen, ndërsa hetimet janë në rrjedhë”.