• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kanë kaluar kufirin me Korenë e Jugut

Dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kanë kaluar kufirin me Korenë e Jugut

 Seul, 18 qershor 2024 (MIA) - Dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin me Korenë e Jugut dhe më pas u tërhoqën pas paralajmërimit, bënë të ditur përfaqësues ushtarakë në Seul.

 Dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kaluan vijën e demarkacionit ushtarak dhe u tërhoqën në veri pasi janë gjuajtur të shtëna paralajmëruese nga jugu, sipas burimeve zyrtare, raporton Beta.

 Hyrja  e ushtarëve të Koresë së Veriut erdhi disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putini të mbërrijë për një vizitë shtetërore në Korenë e Veriut.

 Në një incident të ndarë, disa ushtarë të Koresë së Veriut u plagosën nga shpërthimet e minave tokësore derisa punonin pranë kufirit, bëri të ditur ushtria e Koresë së Jugut.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR