• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhjetëra juristë në gjykimin e Trampit nuk janë zgjedhur për shkak të njëanshmërisë

Dhjetëra juristë në gjykimin e Trampit nuk janë zgjedhur për shkak të njëanshmërisë

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Gjykatësi në gjykimin për ryshfet kundër Donald Trampit ka shkarkuar dhjetëra juristë potencialë, të cilët kanë thënë se nuk munden në mënyrë të paasnhke të vendosiin nëse ish-presidenti amerikan është fajtor ose jo.

Në ditën e parë të gjykimit historik kundër ish-presidentit, gjykatësi Huan Merçan i ka porositur qindra juristët potencialë se duhet t'i lënë anash të gjitha paragjykimet ose qëndrimet personale për të pandehurin ose rastin, duke përfshirë edhe "orientimin politik".

Të paktën 50 janë pushuar pasi që kanë thënë se nuk mund të jenë të paanshëm në gjykimin e Trampit. Gjykimin e kanë lënë edhe ata që kanë thënë se nuk mund ta kryejnë atë detyrë për arsye tjera. Avokatët e dy palëve do të përpiqen të zgjedhin njëzet anëtar të trupit gjykues dhe gjashtë zëvendës, në atë që me siguri do të jetë vepra e vetje penale, me të cilën përballet Trampi para zgjedhjeve të 5 nëntorit.      

Përzgjedhja e trupit gjykues nga banorët e kryesisht Manhatanit demokrat mund të zgjasë disa ditë, e përcjellë me deklarata hyrëse të dëshmitarëve. Merçan tha se që ta gjykojnë, juristët duhet të vërtetojnë se Trampi është fajtor "pa asnjë dyshim", e jo se "me siguri" ai është fajtor. Nëse ka Verdikt se është fajtor kjo nuk do ta pengojë Trampin që të jetë president, por gjysmae votuesve të pavarur dhe çdo republikan i katërt thonë se nuk do të votojnë për të nëse dënohet, treguan sondazhet e Rojters dhe Ipsos.

Donald Tramp akuzohet për falsifikim të dokumenteve afariste kur e ka paguar aktoren e pornos Stormi Daniels, përmes avokates së saj, 130.000 dollarë që ajo të mos flasë publikisht për aferën e tyre të supozuar. Tramp i ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka vlerësuar si politikisht të motivuara. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR