• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dhjetëra autobusë me ushtarë u larguan nga Azovstali

Dhjetëra autobusë me ushtarë u larguan nga Azovstali
Mariupol, 16 maj 2022 (MIA)- Dhjetëra autobusë me ushtarë ukrainas sonte e kanë lëshuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol e cila me javë ka qenë nën rrethim të forcave ruse, njofton Rojters duke u thirrur në deklarata të dëshmitarëve okularë. Sipas agjencisë, nuk është e mundur të përcaktohet se sa ushtarë ka pasur në autobusë, as nëse mes tyre ka të lënduar. Supozohet se në fabrikën e çelikut ka rreth 600 ushtarë. Komandanti i forcave ukrainase në Azovstal, Denis Prokopenko deklaroi se po zbatonte vendimin e komandës ushtarake për të shpëtuar jetët e ushtarëve, por nuk e ka përdorë fjalën dorëzim.  

QËNDRONI TË LIDHUR