• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhjetë viktima në sulmin me bombë në Mogadishu

Dhjetë viktima në sulmin me bombë në Mogadishu

Mogadishu, 21 gusht 2024 (MIA) - Dhjetë persona, mes të cilëve shtatë anëtarë të forcave të sigurisë, dy civilë dhe autori, kanë humbur jetën në një shpërthim të automjetit- bombë në një pikë kontrolli në Mogadishu, njoftoi sot policia somaleze, transmeton DPA.

"Personeli i sigurisë ka tentuar të ndalojë veturën pasi po afrohej deri te pika e kontrollit me shpejtësi të madhe", deklaroi zëdhënësi i policisë.

DPA njofton se përgjegjësinë për sulmin e mori grupi terrorist islamik "Al-Shabab".

Në të njëjtën zonë sot është parandaluar edhe një sulm tjetër, kumton policia.

Duke vepruar pas sulmit të parë, forcat e sigurisë gjetën një automjet të mbushur me eksploziv dhe kryen një shpërthim të kontrolluar, thekson policia.

Gjatë fundjavës, një bombë me komandë të largët shpërtheu në një restorant në Mogadishu pas çka vrau 11 persona, ndërsa Al-Shabab mori përgjegjësinë për të gjitha sulmet. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR