• e diel, 06 tetor 2024

Dhjetë trupat e pajetë dhe kutia e zezë janë gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit në të cilin ka qenë Prigozhini

Dhjetë trupat e pajetë dhe kutia e zezë janë gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit në të cilin ka qenë Prigozhini

 Moskë, 25 gusht 2023 (MIA) - Dhjetë trupat e pajetë dhe kutia e zezë, si dhe dokumente të shumta të viktimave, të cilat do të jenë të rëndësishme në rrjedhën e mëtejshme të hetimeve, janë gjetur në rajonin Tver, ku u rrëzua aeroplani në të cilin ndodhej udhëheqësi i grupit paraushtarak rus "Vagner", Evgenij Prigozhin.

 “Gjatë veprimeve fillestare hetimore, në vendin e aksidentit janë gjetur dhjetë trupat e dhjetë të vdekurve. Në vijim janë testet gjenetike molekulare që të përcaktohet identiteti i tyre”, njoftoi Komiteti Hetimor Rus në kanalin e tij Telegram, raporton Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve.

 “Të gjitha versionet e mundshme  për atë që ka ndodhur do të hetohen me kujdes”, thuhet në kumtesë.

 Foto: Skrinshot Al Xhezira

 

QËNDRONI TË LIDHUR