• e enjte, 18 korrik 2024

Dhjetë të vdekur në zjarrin në një ndërtesë banimi në Valencia

Dhjetë të vdekur në zjarrin në një ndërtesë banimi në Valencia

Madrid, 24 shkurt 2024 (MIA) - Dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar në zjarrin që shpërtheu dje paradite në një pallat në Valencia, në Spanjën juglindore, publikuah bilanc të ri autoritetet lokale, duke shtuar se janë në kërkim të viktimave të tjera të mundshme.

“Mund të konfirmojmë se janë gjetur gjithsej dhjetë trupa”, thuhet në njoftim, duke shtuar se numri i saktë i personave që kanë humbur nuk dihet, kështu që numri i viktimave mund të jetë më i madh.

Zjarri ka rënë në një kat të një pallati banimi dhe është përhapur me shpejtësi.

Për momentin nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR