• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dhjetë persona plagosen në të shtënat në Florida, dy janë në gjendje kritike

Dhjetë persona plagosen në të shtënat në Florida, dy janë në gjendje kritike

Lejklend, 31 janar 2023 (MIA) – Dhjetë persona janë plagosur në të shtënat në Lejklend të Floridës, bëri të ditur  policia e qytetit.

Të shtënat kanë ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa dy persona janë në gjendje kritike për jetën, bëri të ditur policia.

Theksohet se sulmuesit në një moment hapën të katër xhamat e automjeteve blu të errët dhe kanë hapur zjarr, ndërsa në shkëmbim zjarri u plagosën njerëz në të dyja anët e rrugës.

Policia në Lejklend ende nuk ka identifikuar asnjë të dyshuar dhe  në Fejsbuk ka postuar se po ofron një shpërblim prej 5.000 dollarë për informacione në lidhje me sulmuesit.

Shefi i policisë së Lejklendit, Sem Tejlor,  tha se hetuesit besojnë se sulmi nuk ishte i rastësishëm dhe se viktimat ishin në shënjestër. ar/

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR