• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhjetë palestinezë janë vrarë në bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Dhjetë palestinezë janë vrarë në bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 22 shkurt 2023 (MIA) – Të paktën dhjetë palestinezë janë vrarë, ndërsa mbi 100 janë lënduar në konfliktet e sotme të cilat shpërthyen kur ushtarët izraelitë hynë në qytetin palestinez Nablus në Bregun Perëndimor, kumtuan autoritetet palestineze shëndetësore.

Në konflikt një ndërtesë është shembur për tokë, ndërsa dyqanet janë dëmtuar nga plumbat, që e bën një prej më vdekjeprurësve vitin e kaluar në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin lindor të anjektuar, dhe mund të pritet të pasojë edhe një derdhje e re gjaku, transmeton Beta.

Hamasi islamik ekstremist, i cili sundon me territorin e dytë palestinez - Rripin e Gazës, paralajmëroi se "durimin e kanë nga fundi". Hamasi luftoi me Izraelin katër herë pasi në vitin 2007 me forcë e ndërmori kontrollin mbi Rripin e Gazës nga forcat lojale me Fatahun.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guters sot vlerësoi se situata në territorin e okupuar palestinez është "më e ndezura" pas më shumë vitesh ndërsa operacionin në Nablus e përshkroi si "mjaft shqetësues" dhe bëri apel të parandalohet eskalimi i mëtejmë i dhunës, të ulet tensioni dhe të kthehet paqja.

QËNDRONI TË LIDHUR