• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dhjetë momente kyçe në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Dhjetë momente kyçe në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Tel Aviv, 22 prill 2024 (MIA) - Pas dorëheqjes së sotme të drejtorit të inteligjencës ushtarake izraelite Aharon Haliva pasi e mori përgjegjësinë për dështimet që shkaktuan sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, këto janë momentet kyçe nga lufta gati 200 ditëshe. 

Mëngjesin e 7 tetorit, në fund të festës së hebrenjve Sukot, qindra luftëtarë të Hamasit infiltrohen në Izrael nga Rripi i Gazës në tokë, det dhe ajër. Ata vrasin civilë në rrugë, në shtëpitë e tyre edhe në festival muzikor, ndërsa i sulmojnë edhe luftëtarët në bazat e armatës. Ata morën rreth 250 pengje në Gazë, ndërsa disa prej tyre tashmë nuk janë të gjallë. 

Izraeli premtoi se do ta shkatërrojë Hamasin dhe filloi që ta bombardojë Rripin e Gazës.

Më 13 tetor, Izraeli ju bën thirrje civilëve në pjesën veriore në Rripin e Gazës që të zhvendosen në jug në afat prej 24 orëve, duke e shpallur veriun, i cili e përfshin edhe qytetin Gazë, për zonë ushtarake.

Qindra mijëra palestinezë ikën në pjesën jugore në Rripin e Gazës, përderisa të gjitha zonat në veri janë rrafshuar me tokë. 

Më 27 tetor filluan ofensivë tokësore edhe tanket izraelite hynë në Gazë.

Më 15 nëntor, trupat izraelite filluan sulm të natës mbi institucionin më të madh mjekësor në Rripin e Gazës, spitalin Al Shifa. Izraeli thotë se Hamasi ka pasur qendër komanduese nën spital, që grupi i armatosur e mohon.

Në operacionin dyjavor në mars, Izraeli përsëri e sulmoi spitalin Al - Shifa.

Më 24 nëntor hyn në fuqi armëpushimi njëjavor mes Izraelit dhe Hamasit, që ishte arritur me ndërmjetësim të Katarit. Gjatë armëpushimit Hamasi liroi 80 pengje izraelite në këmbim për 240 palestinezë nga burgjet izraelite. Njëzetë e pesë pengje të tjera, kryesisht punëtorë të Tajlandës në fermë, janë liruar jashtë marrëveshjes. 

Gjatë armëpushimit Izraeli liroi ndihmë më të madhe për Rripin e Gazës. 

Kur vazhdoi lufta, Izraeli i zgjeron veprimet e tij në pjesën jugore të Gazës. 

Më 12 janar, SHBA-ja dhe Britania e Madhe filluan sulme ajrore ndaj caqeve të kryengritësve Huthëve në Jemen pasi ato disa javë i sulmuan anijet në Detin e Kuq në shenjë të solidaritetit me palestinezët në Rripin e Gazës. 

Në vendimin e përkohshëm më 26 janar për rastin që e inicoi Afrika e Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vlerësoi se veprimet e Izraelit do të mund të përfaqësonin gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

GJND e urdhëroi Izraelin të bëjë "çmos" që të parandalojë çfarëdo lloj aktesh të gjenocidit, por nuk urdhëroi që të ndalohet lufta. 

Më 29 shkurt, forcat izraelite hapën zjarr ndaj banorëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës të cilët i prisnin kamionët me ushqim. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se 115 njerëz humbën jetën, ndërsa qindra janë lënduar në sulmin izraelit. 

Më 2 prill, shtatë punonjës humanitarë nga organizata vullnetare amerikane "Uorlld central kiçën" (World Central Kitchen), prej të cilëve gjashtë të huaj, ishin vrarë në sulmin izraelite në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite për shkak të kësaj lëshoi dy oficerë, duke thënë se vdekja e punonjësve humanitarë ishte "gabim tragjik", ndërsa kryeministri izraelit Benjamin dërgoi përfaqësues të bisedimeve të reja për armëpushim në Kajro. 

Më 13 prill Irani lansoi më shumë se 300 fluturake pa pilot dhe projektilë ndaj Izraelit, përderisa armata izraelite thotë se të gjitha projektilët ishin rrëzuar. Sulmi ishte ndërmarrë si hakmarrje për sulmin izraelit ndaj Konsullatës së Iranit në Damask më 1 prill. Kjo i rriti frikërat nga zgjerimi i konfliktit. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR