• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dhjetë emigrantë sot kaluan në Finlandë disa orë para mbylljes së dy vendkalimeve jugore në kufi me Rusinë

Dhjetë emigrantë sot kaluan në Finlandë disa orë para mbylljes së dy vendkalimeve jugore në kufi me Rusinë

Helsinki, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Dhjetëra emigrantë sot kaluan në Finlandë, disa orë para mbylljes së dy vendkalimeve jugore në kufi me Rusinë.

Vendkalimet Valima dhe Nirala për kohë të shkurtë u hapën dje, pasi që u mbyllën në fund të muajit të kaluar, së bashku me gjashtë vendkalime të tjera finlandeze në kufi me Rusinë.

Finlanda e akuzon Moskën për dërgim të emigrantëve në kufi, në tentim që ta destabilizojë pas inkuadrimit në NATO, në muajin prill.

"Ky është një fenomen i jashtëzakonshëm. Asnjëherë më parë nuk kemi parë lëvizje të këtillë", deklaroi për televizionin finlandez XLE zëvendësdrejtori i vendkalimeve kufutare, Samuli Murtonen.

„Ова е извонреден феномен. Никогаш претходно не сме виделе вакво движење“, изјави за финската телевизија YLE заменик-директорот на граничните премини, Самули Муртонен.

Qeveria finlandeze megjithatë vendosi ditën e njejtë sërish t'i mbyllë ato dy vendkalime kufitare prej sonte në orën 20:00.

Ato do të mbeten të mbyllura deri më 14 janar.

Hapja e shkurtë e sërishme e kufirit duhet të shërbejë për të konfirmuar nëse "fenomeni" i emigrantëve ekziston akoma në kufi, kumtoi qeveria finlandeze.

Finlanda, e cila ka 5,6 milionë banorë, paraqet pjesë të konsiderueshme të krahut verilindor të NATO-s dhe e paraqet kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian në veri. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR