• e premte, 16 gusht 2024

Dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave të premten dhe të shtunën në Shkup

Dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave të premten dhe të shtunën në Shkup

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Dezinsektimi me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit.

"Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin", theksohet në faqen e internetit.

Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve. rq/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR