• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Destatis: Eksporti gjerman pothuajse ka stagnuar në qershor, kërkesa e huaj është mesatarisht e dobët

Destatis: Eksporti gjerman pothuajse ka stagnuar në qershor, kërkesa e huaj është mesatarisht e dobët

Berlin, 3 gusht 2023 (MIA) - Eksportet gjermane pothuajse kanë ngecur edhe në qershor, ndërsa importet kanë rënë ndjeshëm, sipas të dhënave të Entit të statistikave, duke sinjalizuar kërkesë të dobët të brendshme dhe të jashtme.

Eksportet e qershorit janë rritur për 0.1 për qind nga muaji në muaj, me të njëjtin ritëm si maji, vlerëson Destatis bazuar në të dhënat e rregulluara sezonale dhe kalendarike. Nga ana tjetër, importet janë ulur për 3.4 për qind krahasuar me muajin maj, kur janë rritur për 1.4 për qind.

Kështu, bilanci i tregtisë së jashtme tregoi një suficit të rregulluar sezonalisht dhe kalendarik prej 18.7 miliardë eurosh, më i lartë për 28.1 për qind krahasuar me vlerën e rishikuar në maj. Në nivel vjetor, eksportet në qershor kanë shënuar rënie për 1.9 për qind dhe importet për 11.6 për qind. Eksporti i mallrave drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian është rritur në qershor për 1.3 për qind krahasuar me majin, në 71.5 miliardë euro. Eksportet drejt SHBA-së, tregu kryesor, pothuajse kanë ngecur, duke mbetur në nivelin 12.7 miliardë eurove.

Eksportet drejt Kinës është zvogëluar për 5.9 për qind, në 8.2 miliardë euro, njoftoi Enti i statistikave. Gjermania ka importuar më së shumti mallra nga Kina në qershor, me vlerë prej 14 miliardë eurove, 5.3 për qind më shumë se në maj. Importet nga SHBA-ja janë ulur për 1.2 për qind, në 7.5 miliardë euro.

Eksportet drejt Rusisë janë ulur për 2.3 për qind krahasuar me majin, në 700 milionë euro. Nga ana tjetër, importet janë rritur për 16.5 për qind, në 300 milionë euro. Disponimi në industrinë e eksporteve të Gjermanisë është përkeqësuar pak në korrik, sipas një sondazhi nga instituti IFO javën e kaluar.

"Kërkesa e huaj është mjaft e dobët", tha kreu i kërkimit të IFO, Klaus Volerbe, duke veçuar ndikimin e politikës monetare kufizuese në SHBA dhe Evropë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR