• e premte, 27 dhjetor 2024

DeSantis: Sigurisht që Trampi i humbi zgjedhjet në vitin 2020

DeSantis: Sigurisht që Trampi i humbi zgjedhjet në vitin 2020

Majami, 7 gusht 2023 (MIA) - Kandidati republikan për president dhe guvernator i Floridës, Ron DeSantis, sot më në fund pranoi se rivali i partisë së tij, Donald Tramp, i humbi zgjedhjet në vitin 2020, pasi me vite shmangu drejtpërdejt t'i përgjigjjet kësaj pyetje.

 "Sigurisht që humbi.. Xho Bajdeniështë presidenti", deklaroi Desantis për televizionin amerikan En-Bi-Si (NBS), transmeton Zëri i Amerikës.

Desantis shpesh herë i ka shmangur pyetjet për atë nëse  beson se rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 ishin legjitime. Megjithatë, ditët e fundit ai publikisht ka filluar t'i vërë në pikëpyetje pretendimet e Trampit dhe aleatëve të tij për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. 

Përfaqësuesit federalë dhe shtetërorë të zgjedhjeve dhe sekretari i  gyqësorit në mandatin e Trampit deklaruan se nuk ka dëshmi  për mashtrim zgjedhor.

 Gjykatat, gjithashtu, i  kanë hedhur poshtë pretendimet e Trampit, duke i përfshirë gjykatësit që ai vetë i emëroi.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR