• e mërkurë, 21 janar 2026

Deri të premten pa bllokada në vendkalimin kufitar Evzoni

Deri të premten pa bllokada në vendkalimin kufitar Evzoni

Athinë, 31 dhjetor 2025 (MIA) – Fermerët në mbarë Greqinë nuk do të bllokojnë autostradat dhe pikat kufitare nga sot deri të premten, duke lejuar që trafiku të zhvillohet pa probleme, gjatë këtyre tre ditëve me qëllim lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve për Vitin e Ri, ndërsa të dielën, vendimet për hapat e mëtejshëm do të dihen pas një takimi që duhet mbajtur, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kalimi kufitar Evzoni drejt vendit tone që në katër ditët e kaluara, përfshirë dje, fermerët grekë e bllokuan nga ora 12 deri në 16 dhe nga ora 18 deri në 22 sipas kohës lokale, deri të premten do të mbetet i hapur, megjithëse traktorët do të vazhdojnë të parkohen në kufi, por nuk do ta pengojnë trafikun.

Fermerët mbeten në blloqet e tyre, traktorët mbeten të parkuar në gjithë Greqinë, në një korsi pa bllokuar trafikun dhe siç njoftuan fermerët në fillim të protestave të tyre, ata do të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në bllokada nëse është e nevojshme.

Të dielën në mesditë të dielën në pikën e pagesës Malgara afër Selanikut do të mbahet takim ku do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha blloqet në Greqi dhe të përcaktohen hapat e ardhshëm.

Protestat e fermerëve kanë vazhduar prej një muaji, duke filluar më 30 nëntor, për shkak të rritjes së kostove të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e detyrimeve të subvencioneve.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR