• e mërkurë, 14 gusht 2024

Deri të enjten mot me diell dhe shumë i nxehtë, më pas reshje të shiut, bubullima dhe rënie të temperaturave

Deri të enjten mot me diell dhe shumë i nxehtë, më pas reshje të shiut, bubullima dhe rënie të temperaturave

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Deri të enjten do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare dhe me temperatura maksimale mbi 40 gradë, për [ka do të jetë aktive faza portokalli për rrezikun e temperaturave të larta, njofton DPHM-ja. 

Nga nesër në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të motit jostabilit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe me kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtër. Gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat ditore do të jenë në rënie graduale.

Në Shkup deri të enjten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës në pjesë të luginës pasdite dhe në mbrëmje do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe stuhi. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR