• e diel, 06 tetor 2024

Deri të enjten me vranësira me reshje shiu, nga e premtja stabilizim të motit

Deri të enjten me vranësira me reshje shiu, nga e premtja stabilizim të motit

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Në dy ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Të enjten reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm lokalisht, të përcjella me bubullima, ndërsa në zonat më të larta malore do të kalojnë në borë të dobët të herëpashershme. 

 Siç paralajmërojnë  nga DPHM, nga e premtja do të vijojë një periudhë me mot kryesisht i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë.

 Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, vende-vende më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2) dhe të dendura, të përcjella me bubullima të rralla, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore, herë pas here erë e fortë nga drejtimi juglindor.

 Temperatura maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 16 gradë.

 Moti në Shkup është me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, herë pas here të rrëmbyeshëm, ndërsa në pjesë të luginës me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

 

QËNDRONI TË LIDHUR