• e martë, 24 dhjetor 2024

Deri në Vitin e Ri monitoring, e pastaj dënime të rënda për ata që nuk respektojnë Ligjin për praktika jokorrekte tregtare 

Deri në Vitin e Ri monitoring, e pastaj dënime të rënda për ata që nuk respektojnë Ligjin për praktika jokorrekte tregtare 

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - 

Siç tha ai, të gjitha masat ekonomike dhe ky ligj janë në interes të qytetarëve.

"Deri në Vitin e Ri do të monitorohet zbatimi i Ligjit për Praktikat jokorrekte tregtare, e pastaj do të vijojnë dënime rigoroze për ata që nuk do të respektojnë masat e parapara nga kjo zgjidhje ligjore. Të gjitha masat, duke përfshirë edhe këtë ligj, janë në interes të qytetarëve dhe në drejtim të përmirësimit të standardit të jetesës", theksoi Risteski në konferencën për shtyp të Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë.

Ligji për praktika jokorrekte tregtare hyri në fuqi në fund të shtatorit. Kjo mbulon rreth 2.500 produkte, marzhet e fitimit të të cilëve janë të kufizuara në 10 për qind, për të cilin shkak pritet të ulen çmimet e tyre për 10 për qind. Me ligjin, përveç uljes së kufizuar, tregtarët nuk do të lejohen të paguajnë shpenzime shtesë për marketing, reprezantim, si dhe për nxjerrjen në pah të një produkti të caktuar në raft.

Dënimi për shkeljen më të rëndë dhe mosrespektim të këtij ligji mund të jetë deri 20.000 euro për tregtarin e madh dhe nga 350 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Dënimet për kundërvajtje varen nëse vepra është kryer nga personi juridik apo fizik. Vlera më e lartë e dënimit për shkelje që mund të shqiptohet në procedurë është 5.000 deri 6.000 euro për tregtarin e madh dhe 350 deri 500 euro për personin përgjegjës në personin juridik, i cili është tregtar i madh.

Autoriteti kompetent për kontroll të zbatimit të Ligjit është Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, i cili gjithashtu ngrit procedurë penale nëse shkelet ndonjë dispozitë obligative nga Ligji. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR