• e hënë, 15 korrik 2024

Deri në fund të javës së ardhshme të punës faza portokalli, nga e premtja më freskët

Deri në fund të javës së ardhshme të punës faza portokalli, nga e premtja më freskët

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë me temperaturë maksimale ditore e cila kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të kalojë 40°C, për shkak të së cilës do të aktivizohet niveli portokalli deri në fund të javës së ardhshme të punës për rrezik nga temperaturat e larta.

Sot pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërrim të motit pritet që prej ditës së premte.

Për ditën e sotme sinoptikanët parashikojnë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa maksimalja prej 35 deri në 42 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.

Mot i ngjashëm në Shkup me temperaturë minimale 19 dhe maksimale 40 gradë
gradë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR