• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deri më tani në mënyrë parandaluese janë evakuuar rreth 19.000 persona në ishullin grek Rodos

Deri më tani në mënyrë parandaluese janë evakuuar rreth 19.000 persona në ishullin grek Rodos

Athinë, 23 korrik 2023 (MIA) – Sipas vlerësimeve të para të policisë, në ishullin grek Rodos për shkak të zjarrit të madh, deri më tani, në mënyrë parandaluese janë evakuuar rreth 19.000 persona, turistë dhe popullata lokale, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-mPA dhe komentuan se bëhet fjalë për aksionin më të madh për evakuimin e banorëve dhe turistëve që deri më tani është zbatuar në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shumica e të evakuuarve, 16.000 persona përmes tokës me automjete janë transferuar nëpër lokacione të sigurta, ndërsa 3.000 të tjerët përmes detit, me barka dhe anije të shërbimit bregdetar por edhe privatë dhe turistikë.

Deri më tani në mënyrë parandaluese janë evakuuar 11 vendbanime por edhe hotele të mëdha.

 ANA-MPA shkruan se sipas ndihmës së shpejtë dhe qendrës shëndetësore të Rodosit, nëntë persona janë pranuar në spital me probleme në frymëmarrje dhe menjëherë janë liruar, ndërsa janë hospitalizuar dy persona, një me thyerje pas rrëzimit gjatë evakuimit nga hoteli dhe një grua shtatzënë 31-vjeçare e cila ndodhet në gjendje shëndetësore të mirë.

Paralelisht, sipas informacioneve të njëjta të agjencisë greke të lajmeve, për rajonet e goditura nga zjarri, tur-operatorët kanë dhënë urdhër fluturimet çarter të arrijnë të zbrazëta që të ndërmerren ata vizitorë që dëshirojnë ta braktisin ishullin.

QËNDRONI TË LIDHUR