• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 900 mijë persona, serbët nga veriu në mënyrë masovike refuzojnë

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 900 mijë persona, serbët nga veriu në mënyrë masovike refuzojnë

Prishtinë, 29 prill 2024 (MIA) - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kumtoi se puna katërjavore në terren për Regjistrimin e Popullsisë, ekonomive familjare dhe amvisrive në Kosovë po ecën sipas planit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët.

"Në terren jemi veçmë 24 ditë, shpresojmë të jemi në kohë deri më 17 maj. Regjistrimi po shkon sipas planit, të gjitha pajisjet funksionojnë, sistemi dhe regjistrimi janë aktiv, sidomos këtë javë ka një regjistrim më të madh se sa prisnim. Regjistruesit janë përshtatur në zonat e tyre dhe qytetarët po pranojnë. Deri më tani nuk kemi pasur refuzime, përveç disa familjare apo individuale, ku do të shkojmë disa herë", tha Kastrati, duke theksuar se regjistrimi është obligim dhe është i rregulluar me ligj.

Shefi i ASK-së tha se po vlerësohet se Kosova respekton standardet ndërkombëtare për regjistrim dhe procesi aktual zhvillohet në kuadër të rekomandimeve ndërkombëtare.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrojnë vendbanimin dhe kërkoi që ata të jenë aktivë në procesin e regjistrimit.

Regjistrimet e popullsisë do të zgjasin deri më 17 maj të këtij viti ndërsa, sipas ASK-së, të dhënat paraprake do të publikohen më herët se sa ishte planifikuar, në qershor të këtij viti. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR