• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deputetja shqiptare Gjulameti u zgjodh e dyta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja shqiptare Gjulameti u zgjodh e dyta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Tiranë, 22 janar 2024 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të Asambles Parlamentare të Këshillit Evropian për zëvendëskryetare të kuvendit u zgjodh deputetja Blerina Gjulameti, e cila është shefe e delegacionit parlamentar shqiptar. 

Sipas burimit, në njoftimin në Fejsbuk, AJO e vlerëson lart dhe falenderon kolegët deputetë për besimin e dhënë për zgjedhjen unanime.

Sipas saj ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!

"Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e antarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian", ka shkruar deputetja në njoftim.

Ajo njofton se do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e mëtejshëm të parimeve dhe vlerave të Këshillit të Evropës. qa/ab/

Foto: Gjulameti FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR