• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deputeti shqiptar heq dorë nga mandati për shkak të pjesëmarrjes së djalit të tij në një rrahje masive

Deputeti shqiptar heq dorë nga mandati për shkak të pjesëmarrjes së djalit të tij në një rrahje masive

Tiranë, 8 korrik 2023 (MIA) - Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja. 

ATSH njofton se Rraja u shpeh se “nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqesisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im”.

“Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet”, tha ia.

“Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtesisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, deklaroi Rraja. mb/

Foto. FB i Rrajës

QËNDRONI TË LIDHUR