Deputetët opozitarë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë për grevë urie për shkak të "manipulimeve zgjedhore"
- Partia Demokratike e Shqipërisë nuk e përjashton mundësinë që deputetët aktualë të hyjnë në grevë urie si formë proteste kundër mënyrës së zbatimit të zgjedhjeve të 11 majit.
- Post By Melahat Baftija
- 20:58, 30 maj, 2025
Tiranë, 30 maj 2025 (MIA) - Partia Demokratike e Shqipërisë nuk e përjashton mundësinë që deputetët aktualë të hyjnë në grevë urie si formë proteste kundër mënyrës së zbatimit të zgjedhjeve të 11 majit.
Pas seancës plenare, e para pas pezullimit të punimeve të Parlamentit për shkak të zgjedhjeve, pyetjes së një gazetari: nëse greva e urisë është një opsion, Berisha u përgjigj se "të gjitha format e rezistencës janë të pranueshme".
Më parë, para nisjes së seancës, Berisha deklaroi se opozita ka vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.
"Strategjia e opozitës është të përfaqësojë kauzën e drejtë të shqiptarëve për një votë të lirë. Ekziston vetëm një strategji, ka vetëm një qëllim, rikthimi i zërit të lirë të shqiptarëve në kushtet e një narko-shteti të dominuar plotësisht nga kartelet më të fuqishme në Evropë", tha Berisha.
Në zgjedhjet, nga 140 vendet të deputetëve, sa numëron shtëpia ligjvënëse, koalicioni zgjedhor i udhëhequr nga demokratët siguroi 50 vende, ndërsa socialistët 83 vende.
Opozita ka paraqitur shumë ankesa, disa të refuzuara dhe disa ende në shqyrtim, prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka shpallur ende rezultatet zyrtare.
Mandati i përbërjes aktuale përfundon më 31 gusht, ndërsa seanca konstituive e përbërjes së re është planifikuar të mbahet më 8 shtator. mb/
Foto: MIA