• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i shtetit: Urgjentisht të vazhdojë dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit për dinarin

Departamenti i shtetit: Urgjentisht të vazhdojë dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit për dinarin

Uashington, 20 mars 2024 (MIA) - Departamenti i shtetit vlerëson se dialogu me mbështetje të BE-së është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me normalizimin e marrdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, deklaroi zëvendës zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Vedant Patel.

Ai në konferencën e mbrëmshme për shtyp i ka përshëndetur bisedimet e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, të udhëhequra nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Patel ka përsëritur shqetësimin e Uashingtonit për dekretin që kufizon importin dhe përdorimin e dinarit serb në Kosovë dhe përsëri i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulen tensionet.

Ai theksoi se qëndrimi i SHBA-së është që bisedimet të vazhdojnë urgjentisht rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR