• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: SHBA-ja nuk mbështet asnjë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gazë

Departamenti i Shtetit: SHBA-ja nuk mbështet asnjë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gazë

Uashington, 7 nëntor 2023 (MIA) - SHBA-ja nuk mbështet asnjë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve jashtë Gazës. Uashingtoni as që dëshiron një gjë të tillë, e as që një gjë e tillë është në rend dite, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Uedant Patell.

Në brifingun e rregullt të Departamentit amerikan të Shtetit, Patell shtoi se Uashingtoni kundërshton okupimin e ri të Gazës nga ana e Izraelit. 

Zëdhënësi e tha këtë si përgjigje në pyetjen e gazetarëve në deklaratën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për televizionin Ej-Bi-Si se Izraeli "në një periudhë të pacaktuar kohore" do ta bart gjithë përgjegjësinë për sigurinë e enklavës palestineze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR