• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: SHBA me ndihmë të re për Ukrainën me vlerë prej 200 milionë dollarë

Departamenti i Shtetit: SHBA me ndihmë të re për Ukrainën me vlerë prej 200 milionë dollarë

Uashington, 14 gusht 2023 (MIA) - SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës një pako të re ndihme në vlerë prej 200 milionë dollarësh, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

“Kjo pako përfshin municion kundërajror, predha artilerie dhe pajisje shtesë për pastrimin e minave”, thuhet në kumtesën. Në të shtohet se Rusia "po vret civilët ukrainas dhe po shkatërron infrastrukturën civile çdo ditë", ndërsa në të njëjtën kohë, vuri në dukje, kontribuon në pasigurinë globale të ushqimit duke shkatërruar portet civile të Ukrainës dhe infrastrukturën e grurit.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund ta përfundojë atë në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina dhe duke ndërprerë sulmet e saj brutale”, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Theksohet se derisa Rusia ta bëjë këtë, SHBA-ja dhe aleatët dhe partnerët e saj do ta ndihmojnë Ukrainën aq sa është e nevojshme. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR