• e enjte, 26 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Rusia refuzon ofertën për lirimin e Vilanit dhe Gershkoviçit

Departamenti i Shtetit: Rusia refuzon ofertën për lirimin e Vilanit dhe Gershkoviçit

Uashington, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden i ka dhënë Rusisë ofertë të re qëllimi i të cilit është lirimi i dy amerikanëve nga burgjet ruse, Poll Vilan dhe Evan Gershkoviç, por Moska e ka refuzuar, kumton Departamenti i shtetit. 

Zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Punëve të Jashtme, Metju Miler nuk ka folur për detajet e ofertës apo pse Rusia e refuzoi, por informacionet që ai lëshoi ​​sugjerojnë se Uashingtoni është ende duke negociuar me Moskën në përpjekje për t'i kthyer në shtëpi Vilanin dhe Gershkoviçin, raporton Zëri i Amerikës. 

"Rusët e hodhën poshtë propozimin, por kjo nuk do të na pengojë për të vazhduar të bëjmë gjithçka që mundemi në përpjekjet që t'i kthejmë të dy në shtëpi", tha Miler në konferencën për media.

Vilan, ekspert për siguri korporative nga Miçigeni është në burgun rus që nga dhjetori i vitit 2018, kur u arrestua nën akuzën për spiunazh. Ai u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Qeveria amerikane i ka hedhur poshtë akuzat. 

Gershkoviç, gazetar i gazetës amerikane "Vol Strit Xhurnal" (WSJ) u arrestua në mars pasi ishte në detyrë si gazetarë në qytetin rus Ekaterinburg, rreth 2.000 kilometra nga Moska. Autoritetet ruse i kanë akuzuar për spiunazh, ndërsa gazetari dhe mediumi i tij i kanë hedhur poshtë akuzat. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR