Departamenti i Shtetit: Rubio dhe Tajani biseduan për Lindjen e Afërt dhe Ukrainën
- – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio dhe ministri italian i punëve të jashtme, Antonio Tajani biseduan për Lindjen e Afërt, Ukrainën, si dhe Kinën dhe Amerikën Latine sot në Uashington, njoftoi Departamenti i Shtetit.
- Post By Fitore Curri
- 19:28, 15 korrik, 2025
Uashington, 15 korrik 2025 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio dhe ministri italian i punëve të jashtme, Antonio Tajani biseduan për Lindjen e Afërt, Ukrainën, si dhe Kinën dhe Amerikën Latine sot në Uashington, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Në kumtesë shtohet se diplomatët biseduan edhe për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe për hapat e ardhshëm në pengimin e Iranit që të zhvillojë armë bërthamore.
Tajani mbërriti në Uashington sot, ndërsa përveç Rubios, pritet që të takohet edhe me kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Xhim Rish, dhe përfaqësuesin tregtar Xhejmison Grir.
Temat e diskutimit janë marrëdhëniet dypalëshe dhe transatlkantike, si dhe sfidat ndërkombëtare kyçe, duke përfshirë Ukrainën, Gazën dhe Libinë.
Bisedimet përqendrohen edhe në situatën tregtare, në dritën e paralajmërimit të administratës së presidentit Donald Tramp se do të vendosë dogana prej 30 për qind për import nga vendet e Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 gushti, nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshje. fc/
Foto: EPA