Departamenti i Shtetit: Përfaqësuesit amerikanë kanë mbërritur në Siri për të bisedur drejtpërdrejt me autoritetet e reja
- Përfaqësuesit amerikanë kanë mbërritur në Siri për të biseduar drejtpërdrejt me autoritetet e reja të udhëhequr nga islamistët, bëri të ditur sot Departamenti i Shtetit, në misionin diplomatik më formal amerikan që nga fillimi i luftës së gjatë civile në vend.
Uashington, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit amerikanë kanë mbërritur në Siri për të biseduar drejtpërdrejt me autoritetet e reja të udhëhequr nga islamistët, bëri të ditur sot Departamenti i Shtetit, në misionin diplomatik më formal amerikan që nga fillimi i luftës së gjatë civile në vend.
"Diplomatët do të takohen me përfaqësuesit e Hajat Tahrir al-Sham (HTS) të shpallur si një grup terrorist nga Uashingtoni - dhe shoqërinë civile për të biseduar me sirianët për "vizionin e tyre për të ardhmen e vendit të tyre dhe se si SHBA mund t'i ndihmojë në mbështetjen e tyre", deklaroi zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Foto: Arkivi i MIA-s