• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i shtetit: Nuk gjetëm dëshmi për krimet ushtarake izraelite në Gaza

Departamenti i shtetit: Nuk gjetëm dëshmi për krimet ushtarake izraelite në Gaza

Uashington, 10 nëntor 2023 (MIA) - Departamenti i shtetit amerikan mbrëmë njoftoi se deri tani nuk ka gjetur dëshmi për krimet ushtarake izraelite në Gaza. 

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të shtetit amerikan, Vedant Patel, deklaroi se për momentin nuk ka dëshmi për pohimet e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara se Izraeli ka kryer krime lufte në luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, lajmëroi "Tajms of Izrael".

"Këto janë procese normale, të brendshme të synuara (për vërtetimin e fakteve), por ekziston një proces rigoroz dhe ne erdhëm në atë konkluzion në rastin konkret", tha Patel. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR