• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Nëse Rusia bën marrëveshje për armë me Korenë e Veriut do të shkelë disa rezoluta të KB-së

Departamenti i Shtetit: Nëse Rusia bën marrëveshje për armë me Korenë e Veriut do të shkelë disa rezoluta të KB-së

Uashington, 15 gusht 2023 (MIA) - SHBA-ja theksoi se Rusia do të shkelë rezolutat e KB-së nëse arrin marrëveshje për armë me Korenë e Veriut, pasi liderët e të dyja vendeve kërkuan bashkëpunim më të madh.

“Çdo lloj bashkëpunimi për sigurinë apo marrëveshje për armë mes Koresë së Veriut dhe Rusisë sigurisht që do të shkelte një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurimit të KB-së”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Deklarata vjen pas lajmit të sotëm se lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë shkëmbyer letra në të cilat premtojnë se do t'i të zhvillojnë lidhjet e tyre në atë që Kim e quajti një "marrëdhënie strategjike afatgjatë".

Letrat janë me rastin e 78-vjetorit të çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial japonez (1910-1945), i cili festohet edhe si festë kombëtare në Korenë e Jugut. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR