• e enjte, 26 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e aeroplanëve F-35 për Republikën Çeke

Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e aeroplanëve F-35 për Republikën Çeke

Uashington, 30 qershor 2023 (MIA) - Departamenti amerikan i shtetit miratoi shitjen e aeroplanëve ushtarakë F-35, municionit dhe pajisjeve përkatëse për Republikën Çeke, si pjesë e një marrëveshjeje prej 5,62 miliardë dollarësh, njoftoi Pentagoni.

Agjencia e bashkëpunimit për sigurinë e mbrojtjes të Pentagonit dje e njoftoi Kongresin për shitjen e mundshme. Furnizuesit kryesorë do të jenë "Lokhiq Martin"  (Lockheed Martin), "Rejteon" (Raytheon) dhe "Boing"  (Boeing).

Republika çeke vitin e kaluar kumtoi se dëshiron të blejë 24 aeroplanë F-35 për të zëvendësuar luftëtarët Gripen të prodhuar nga kompania suedeze "Saab AB". (Saab AB) .

Pakoja e miratuar nga Departamenti i Shtetit përfshin gjithashtu një motor rezervë, 70 raketa ajër-ajër AIM-120-C-8, bomba të ndryshme, pjesë rezervë dhe mbështetje teknike.

Megjithatë, miratimi nga Departamenti i shtetit nuk do të thotë që marrëveshja është nënshkruar ose negociatat kanë përfunduar. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR