• e enjte, 26 dhjetor 2024

Departamenti i shtetit: Janë të pabaza akuzat se Izraeli kryen gjenocid ndaj palestinezëve në Gazë

Departamenti i shtetit: Janë të pabaza akuzat se Izraeli kryen gjenocid ndaj palestinezëve në Gazë

Jerusalem, 11 janar 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Metju Miler deklaroi sot se janë të pabaza akuzat se Izraeli kryen gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Disa orë para se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë ta shqyrtojë padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit, Miler tha se gjykata "luan rol të rëndësishëm në zgjidhjen paqësore të çështjeve të pazgjidhura", por se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.

Ai përsëriti mbështetjen amerikane për Izraelin në luftë, duke bërë thirrje për më shumë mënyra për të mbrojtur civilët dhe që Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar. Ai dënoi gjithashtu retorikën nxitëse nga të gjitha anët.

Në padinë e tij, Afrika e Jugut ka përmendur vërejtjet e liderëve izraelite dhe zyrtarëve ushtarakë si tregues në qëllimin që të kryhet gjenocid. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR