• e enjte, 26 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Irani duhet të ndërmarrë hapa për të depërshkallëzuar programin e tij bërthamor

Departamenti i Shtetit: Irani duhet të ndërmarrë hapa për të depërshkallëzuar programin e tij bërthamor

Uashington, 27 shtator 2023 (MIA) - Irani duhet të ndërmarrë hapa për depërshkallëzim në lidhje me programin e tij bërthamor nëse dëshiron të bëjë hapësirë për marrëdhënie diplomatike me SHBA-në, duke filluar nga bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), njoftoi Departamenti i shtetit amerikan.

"Në javët e fundit, ne kemi parë Iranin të ndërmarrë hapa për të minuar aftësinë e ANEB-it për të bërë punën e tij. Pra, nëse Irani është vërtet serioz në marrjen e hapave të depërshkallëzimit, gjëja e parë që mund të bëjë është të bashkëpunojë me ANEB-in”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Met Miller.

Ai shtoi se hapat që i citon si parathënie potenciale në negociatat e rinovuara SHBA-Iran, në mënyrë direkte ose indirekte, kanë lidhje me programin bërthamor iranian, edhe pse ai nuk dha detaje shtesë.

SHBA-ja dhe shumë nga aleatët e saj perëndimorë kanë frikë se programi bërthamor iranian mund të jetë një paravan për zhvillimin e armëve bërthamore, që Irani e mohon. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR