• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Blinkeni do të takohet me ministrin izraelit Dermer, SHBA këmbëngul për më shumë ndihmë humanitare për Gazën

Departamenti i Shtetit: Blinkeni do të takohet me ministrin izraelit Dermer, SHBA këmbëngul për më shumë ndihmë humanitare për Gazën

 Uashington, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, sot në Uashington do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, njoftoi Departamenti i Shtetit, me afrimin e afatit të caktuar nga Uashingtoni për përmirësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës.

 Shpresat për një armëpushim në luftën e Izraelit në Gazë kanë pësuar një pengesë pasi Katari u tërhoq nga bisedimet ndërmjetësuese. Izraeli, nga ana e tij, njoftoi sot se po bën përparim në bisedimet për një armëpushim në luftën në Liban.

 Qeveria amerikane në një letër të datës 13 tetor bëri të ditur se Izraeli ka 30 ditë për të ndërmarrë hapa konkretë për të zgjidhur krizën humanitare në Rripin e Gazës, ku forcat izraelite kanë zhvilluar një luftë 13-mujore me Hamasin që ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e enklavës, ka krizë me ushqim, dhe që çoi në akuza për gjenocid nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilat Izraeli i mohon.

 Pas asaj letre, Blinkeni i bëri thirrje Izraelit që të rrisë ndjeshëm ndihmën humanitare. Në fillim të këtij muaji, ai bisedoi me Dermerin dhe e shqyrtoi zgjidhjen diplomatike për Libanin si dhe për ndërprerjen e luftës në Gazë, tha Departamenti i Shtetit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR